Kryetari Musliu kërkon kthimin e lapidarit edhe njëherë

0

lapidariii

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, iu është drejtuar edhe njëherë Ministrit të Ministrisë të Punëve të Brendëshme, Nebojsha Stefanoviq me kërkesë për kthimin e lapidarit të të rënëve të UÇPMB-së të hequr nga nga forcat speciale të Zhandermerisë më 20 Janar 2013 nga qendra e qytetit të Preshevës.

Duke patur parasysh se nuk i dihet fati, gjendja dhe lokacioni i saktë i lapidarit Musliu ka kërkuar që të kthehet në menxhimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Musliu në kërkesë thekson se i është drejtuar të gjitha organeve kompetente për të marrë informacion se çfar ka ndodhur me lapidarian dhe deri më tash nuk ka marrë asnjë përgjigje, njëkohësisht dyshon në gjendjen dhe mirëmbajtjen e lapidarit andaj edhe është e patjetërsueshme kthimi i lapidarit nën menaxhimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com