Kryetari i Odave Ekonomike të Kosovës dhe ai i Sërbisë, sot qëndruan për një takim pune në Bujanoc (Foto)

0

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu dhe ai i Sërbisë Marko Çadezh, qëndruan për një takim pune në Bujanoc.

Mundësitë të cilët po krijohen me bashkëpunimin e këtyre dy Odave ekonomike, japin shpresë për ndërmarrjet e Bujanocit dhe Preshevës që në të ardhmen të zgjerohet fushëveprimi i tyre dhe të krijohen tregje të reja për veprim.

Është dakorduar që bashkarisht të punohet në promovimin e biznesit dhe produkteve tona si në Kosovë ashtu edhe në brendësi të Sërbisë.

Odat Ekonomike të të dy vendeve shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe avancim të biznesit tonë lokal, ndërsa institucionet lokale në Bujanoc dhe Preshevë ofrojnë mbështetje të parezervë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com