Kryetari i Mitrovicës me veturë prej 100 mijë eurosh
16:07 | 23 Qershor 2018

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, është bërë me veturë të re me vlerë rreth 100 mijë euro.

Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Range Rover Sport” të prodhuar në vitin 2018

Mirëpo, për dallim nga kryetarët e komunave të tjera të cilat veturat i blejnë duke shfrytëzuar buxhetin e komunës, Bahtiri e ka blerë veturën me buxhet të familjes, transmeton gazetametro.net

Së paku kështu sipas vetë Bahtirit, i cili ka thënë se veturën e re e ka dhuratë nga familja, nga katër djemtë dhe dy vajzat, të cilët kishin vendosur ta befasonin me këtë dhuratë të çmueshme.

Familja e Bahtirit jeton në Holandë dhe ka deklaruar pasuri milionëshe

Ndryshe, Bahtiri udhëheq me Mitrovicën Jugore që nga viti 2013, e cila sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është komuna më e varfër në Kosovë.

Rashel Kolaneci
S