Kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, takoi Ministrin e Arsimit të R.Maqedonisë, Arbër Ademi.
19:27 | 11 Prill 2019
Gjatë ditës së sotme Ministri i Arsimit në Republikën e Maqedonisë, Arbër Ademi, priti në zyrën e tij kryetarin e LPD-së, Shqiprim Musliun.

“Sot realizova një takim të ngrohtë me Ministrin e Arsimit të R.Maqedonisë Arbër Ademi dhe kabinetin e tij ku diskutuam shumë çështje që lidhen me interesat e shqiptarëve në përgjithësi.

Pas kërkesës së dhjetra studentëve të Bujanocit Preshevës dhe Medvegjës të diplomuar në Universitetet e Maqedonisë më saktësisht Fakulteti i Shkencave Natyrore drejtimet Biokimi dhe Kimi Analitike të cilët vazhdimisht kanë probleme me mosnjohjen e diplomave në Serbi e pam të arsyeshme ta njohtojmë ministrinë përkatëse për këtë çështje.

Morëm përkrahje nga Ministri që kjo pengesë të diskutohet në nivele sa më të larta të vendosjes dhe këto problematika të marrin fund.Gjithashtu e njohtuam Ministrin për problemet e të diplomuarve studentëve të lindur në Kosovë që kanë diplomuar në Maqedoni në të gjitha drejtimet.

Poashtu diskutuam për disa projekte në interes të arsimit dhe shkollave shqipe ku kërkuam përkrahje edhe me mjete.

Urojmë që ky takim të jap fryte sa më shpejtë” ka shkruar Musliu në profilin e tij në Facebook pas këtij takimi.

Alesia Bami