Kryetari i Komunës Shaip Kamberi, sot priti Ambasadorin e BE-së dhe Komesari i Lartë për pakica pranë OSBE-së dhe Ambasadori i OSBE-së (Foto)

0

kamberi1

Sot, Bujanoci ishte adresë e shumë diplomatëve të huaj, Bujanocin sot e vizituan Ambasadori i BE-së në Serbi Z. Michael Davenport si dhe ai Komesarën e lartë për pakica pran OSBE-së Astrid Thors dhe Ambasadori i OSBE-së Peter Bukhard.

Ambasadori i Organizatës për siguri dhe bashkëpunim europian në Serbi, Peter Burkhard i shoqëruar nga shefi i zyrës së BE-së në Bujanoc Jef Bieley, Burkhard ka qëndruar sot në Bujanoc ku është mirpritur nga kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, si temë e këti takimi ishte gjendja aktuale e përgjithëshme në komunën e Bujanocit.

Në Bujanoc sot qëndruan edhe një delegacion nga Bashkimi Europain në Serbi i kryesuar nga Majkell Devenport të shoqëruar nga përfaqësuesit e Progresit Europian dhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari i trupit koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë gjatë qëndrimit të tij në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, se deri në fund të këtij viti shkollor do të përfundoj përpunimi i fjalorit elektronik në gjuhën serbe dhe shqipe dhe anasjelltas i cili dedikojet për nxënës dhe i cili financohet nga komesariati për pakica kombëtare.

“Ky fjalor është në përpunim kah fundi dhe pritet që të jetë gati për vitin e ardhshëm shkollor. Flajori digjital gjatë vitit shkollor 2016-17 do të testohet ndërsa përdorimi i saj në shkollat “online” do të përcillet për shkak të azhurimit eventual” ka thënë Stankoviq.

Shefi i delegacioni Daveport ka vizituar edhe shkollën e mesme “Sveti Sava” dhe ka biseduar me nxënësit për projektin e përbashkët mes nxënësve shqiptar dhe serbë./BujanociNet/

image

Kamberi3 Kamberi2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com