Kryetari i Komunës së Bujanocit takon Kryetarin e Komunës së Gjilanit

0

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Nagipi dhe LutaNë takim është biseduar me theks të veçantë për bashkëpunimin rreth projekteve të përbashkëta ndërkomunale, derisa dy kryetarët, Haziri e Arifi, u dakorduan se është koha e intensifikimit të bashkëpunimit edhe më të madh në mes të dyja komunave. Takimi i zhvilluar me Nagip Arifin është në vazhdën e takimeve që kryetari Haziri po zhvillon me të gjithë kryetarët e komunave e regjionit, me qëllim të koordinimit të projekteve të përbashkëta për zhvillimin e këtij regjioni, nga të cilat do të përfitonin qytetarët e këtyre komunave./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com