Kryetari i komunës së Bujanocit, priti sot fëmijët nga Enti parashkollor “Gëzimi ynë” (Foto)

0

Sot po shënohet dita e fëmijëve, ndërsa edhe në komunën tonë po mbahen aktivitete të ndryshëme në nderim të kësaj dite, përpos aktiviteteve në qendër të Bujanocit, ata qëndruan edhe në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit.

Bashkëbisedim i këndshëm dhe çaste të veçanta me parashkollorët dhe filloristët e Bujanocit. Në shenjë të festimit të “Javës së fëmijeve”, fëmijët nga Enti parashkollor “Gëzimi ynë” dhe ata të fillores së qytetit, qëndruan për vizitë në Komunë. Në mes tyre, ishin edhe fëmijë nga Siria dhe Afganistani të cilët kanë filluar të ndjekin mësimet në shkollë në Bujanoc. Bashkëbisedimi me fëmijët përveç që ishte inspirues ishte edhe shtytje drejtë angazhimit më të madhë për t’i siguruar atyre një jetë më të mirë. E fëmijëve është bota dhe fëmijët janë bota vet, ka thënë kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com