Kryetari i komunës së Bujanocit mbrëm ka takuar kryetarin e komunës së Prizrenit
14:29 | 08 Mars 2018
Së bashku me kryetarin Haskuka, kryetari Kamberi morri pjesë në ceremonin e dhurimit të punimit të artistit Nagip Tashi, teatrit të qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”. Me kryetarin Haskuka u dakordua bashkëpunimi në të ardhmen, në veçanti për shkëmbime kulturore dhe bashkëpunim ndërmjet dy komunave. Haskuka deklaroi se ka një rrespekt të jashtëzakonshëm për kryetarin Kamberi i cili është shembull i qeverisjes së mirë jo vetëm në Luginë të Preshevës por edhe më gjërë në trojet shqiptare.

Alba Hoxha