Kryetari i komunës së Bujanocit ju uron fiter Bajramin
15:59 | 14 Qershor 2018

Të nderuar besimtarë, Iftari i sontëm, simbolizon fundin e një sakrifice të besimtarëve për Zotin e tyre. Agjërimi i përplotë 30 ditëve në këto temeperatura të larta, pa dyshim që ngjallë emocionin për shpirtëroren dhe shuan ate të materiales. Muaji i Ramazanit ngërthen në vete një afërsi të madhe në mes njerëzve, shtonë dashurinë dhe solidariteti ndaj njëri-tjetrin dhe krijon afërsinë me Krijuesin. Ramazani në fakt, është muaji në të cilin, Muhamedit a.s. i filloi zbritja e Kuranit Famëlartë, libër ky i Zotit Fuqiplot drejtuar si udhërrëfim mbarë njerëzimit. Nga ky prizëm, nuk ka si mos t’a përmendin porosinë e Mëshirbërësit, drejtuar të dërguarit të tij: “O Muhamed tregoju besimtarëve, që pas çdo vështërësie, ju vjen lehtësimi. Zoti është me durimtarët” Vërtetë Zoti është me durimtarët, me që vetëm ai forcon bindjet e njerëzve, që kjo sakrificë hyjnore të bëhet nën mëshirën e tij. Të nderaura motra dhe vëllezër, Urime dhe me fat Fiter Bajramin. “Le të jetë kjo ditë e mirësisë, solidaritetit, tolerancës dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit. Bekimet e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet tuaja. Me shumë rrespekt, Shaip Kmaberi- kryetar i Komunës së Bujaniocit
Edlira Rukaj