Kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu takon Astrid Thors
09:56 | 04 Shkurt 2015

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu priti dje një delegacion nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për pakica kombëtare të prirë nga Komesaria Astrid Thors, William Romans - Këshilltar i Lartë, Natacha Andonovski Carter- Këshilltare e Larte Juridike dhe shefi i zyres së OSBE-së në Bujanoc Jeff Bieley. Thors1Në takim u bisedua për gjendjen politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës  si dhe bisedimet me Qeverinë e Beogradit për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve ishte i interesuar edhe për realizimin e konventave ndërkombëtare me inpaktë të drejtpërdrejtë në Luginë. Musliu çmoi lartë kontributin e OSBE-së e në veçanti edhe të vetë komisionares Thors e cila është angazhuar edhe personalisht në procesuimin dhe krijimin e parakushtve për fillimin e ndërtimit të godinës së fakultetit në Bujanoci sikur edhe në realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve. Nga ana e saj, komisionaria Thors përkrahi përkushtimin e faktorëve politik të Luginës për t’i zgjidhur çështjet e hapura përmes dialogut. Vlerësoi lartë rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptar si mekanizëm për zbatimin e ligjeve përkatëse të mbështetura në konventat evropiane e posaçërisht në arsim dhe kontributin e dhënë për ngritjen e arsimit të lartë për shqiptarët. Komisionari Thors ishte i interesuar edhe për raportet në rrugëtimin e KKSH-së si nga institucionet republikane ashtu edhe lokale duke shprehur nevojën e zbatimit të Ligjit mbi këshillat nacionale e që është esencial në respektimin e të drejtave të pakicave nacionale. Vlen të theksohet se gjatë takimit vëmendje e veçant iu kushtua arsimit në Luginën e Preshevës të të gjitha nivele, ku kryetari Musliu ngriti shqetësimet sa u përket teksteve shkollore, mbarëvajtjes mësimore,  plan-programet mësimore dhe kushtet mbi të cilat është duke u zhvilluar procesi edukativo-arsimor./BujanociNet/
Françeska Jaçe