Kryetari i KNSH, Ragmi Mustafa, priti në zyrën e tij ambasadorin e Belgjikës në Beograd Koen Adam
22:19 | 11 Shkurt 2019
Ambasadori Koen Adam viziton KNSH-në

Gjatë qëndrimit të tij në Luginë të Preshevës, ambasadori i Belgjikës në Beograd z.Koen Adam realizoi një takim me kryetarin e KNSH-së, z.Ragmi Mustafa.

z.Mustafa e njoftoi z.Adam me prioritet dhe sfidat e institucionit në fjalë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të z.Mustafës të publikuar në rrjetin e tij në Facebook.

"Takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, Koen Adam dhe Sekretarin e parë, Ruben Van Opstaele.
Fillimisht, falënderova për vizitën dhe përkushtimin e tyre edhe për Luginën e Preshevës.
Në një diskutim të hapur, bashkëbiseduam për detyrat dhe angazhimet e Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe mundësitë për të trajtuar çështjen e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës", ka shkruar Mustafa.

 

Rina Balaj