Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa priti në selinë e këtij institucioni Përfaqësuesit e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare me seli në Hagë , znj.Tihana Leko dhe z.Alessandro Rotta.
12:44 | 13 Mars 2019

Kryetari Mustafa e ka njoftuar Përfaqësuesen, znj.Leko rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së, sfidat dhe problemet e përgjithshme me të cilat po perballen shqiptarët e Luginës së Preshevës në baza ditore. U potencua se çështja e mungesës së librave edhe pas kaq shumë vitesh, mbetet një problem i pazgjidhur që po rëndon nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe.  Gjithashtu u diskutuan sfidat tjera të pazgjidhura në  fushat përkatëse që janë kompetencë e këtij institucioni. 

 

Vlen të theksohet se znj. Leko dhe z. Rotta mbështeten dhe vlerësuan lartë iniciativën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e të dhënave dhe përgatitjen e raporteve për fushat përkatëse. 

 

Bujanoc,

Me datë  13.03.2019

Shërbimi për informim i KKSH-së

Alesia Bami