Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi uron Institucionet dhe popullin e Kosovës

0

Lajme-NagipArifi_1_971133422

E nderuara Zonja Presidente Jahjaga, i nderuari Kryetar i Parlamentit Zoti Veseli, i nderuari Zoti Kryeministër Mustafa, i nderuar popull i Republikës së Kosovës.

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve shqiptarë të komunës së Bujanocit, pranoni urimet tona më të sinqerta me rastin e përvjetorit të shtatët të shtetformimit të Republikës së Kosovës. Shtatë vjetorit i Pavarësisë së Republikës së Kosovës nuk është vetëm festë e popullit të Kosovës, dhe institucioneve tuaja, këtë gëzim së bashku me ju e ndajmë edhe ne në Luginë të Preshevës. Shteti i Kosovës na bënë më krenarë dhe më të fortë këtu në Luginë të Preshevës, sepse nuk ndjehemi të vetëm në një shtet jasht kufijve të R. Kosovës, ne jemi një degë e trungut të përbashkët dhe kështu do të mbetemi gjithmonë. Urojë që shteti i Kosovës të ecë përpara në avancimin e një shteti përparimtarë dhe zhvillimorë, që të vazhdojnë me një tempo edhe më të shpejtë njohjet nga vendet e tjera, dhe së bashku të integrohemi në familjen Europiane. Ne kemi besim të plotë se insitucionet e R. Kosovës do të japin maksimumin në avancimin e të drjetave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Urime 17 shkurti, dita më e madhe e popullit të Kosovës.

Kryetari i komunës së Bujanocit

Dr. Nagip Arifi

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com