Kryetari i Bujanocit me kryetaren e Preshevës po marrin pjesë në punimet e Konferencës regjionale të komunave të Ballkanit Perëndimor

0

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, bashkë me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, po marrin pjesë në punimet e Konferencës së parë regjionale të komunave të Ballkanit Perëndimor, në Mitrovicë të Sremit.

Konferenca e cila organizohet nga Qendra për përpilimin e publikimeve ekonomike – regjistrit ekonomik rajonal (CPPP) ka grumbulluar më shumë se 100 udhëheqës dhe përfaqësues nga komuna dhe qytete të ndryshme nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova.

Qëllimi i konferencës është nxitja e bashkëpunimit ekonomik mes komunave, zhvillimi ekonomik lokal dhe rajonal përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe rëndësia e zyrës për zhvillim ekonomik lokal në nxitjen dhe rritjen e potencialeve ekzistuese ekonomike dhe bujqësore si resurse për zhvillim lokal dhe rajonal.

Përveç komunave dhe qyteteve të rajonit në punimet e konferencës marrin pjesë edhe përfaqësues dhe udhëheqës të institucioneve të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të komunave dhe qyteteve si përfaqësues të ministrive të ekonomisë nga vendet pjesëmarrëse, asaj të bujqësisë, ambasador të huaj, udhëheqës të institucioneve dhe agjensioneve zhvillimore./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com