Kryetari i bashkësis lokale Konçul, telegram ngushllimi për familjen Musliu
12:12 | 19 Janar 2018

Kryesia e Bashkësis lokale të fshatit Konçul ka dërguar telegram ngushllimi për familjarët e Jonuz Musliut. E nderuara familje Musliu, me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e liderit të Luginës, Jonuz Musliu, humbja e mikut timë Jonuz Musliu, është një humbje e madhe për familjen, fshatin tonë, të afërmit e tij, për miqtë, bashkëluftëtarët për çështjen kombëtare dhe gjithë faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës! Ju shpreh ngushëllimet njerëzor bashkëshortes së Jonuz Musliut, Zejnepe Musliu dhe tre djemve; Fatlumi, Shqiprimi dhe Sarand Musliu, si dhe te gjithë fshatit tonë, ti nuk dite asnjëher të ngopesh duke punuar jo vetëm për fshatin tonë po për qdo qështje madhore të Luginës, do të mbetësh udhërrëfyes për ne se si duhet të punohet për qështje kombëtare. U prehsh në paqe lideri ynë Jonuz Musliu, gjithmon do të jesh në zemrat tona! I pa harruar do të jetë kujtimi me ty miku imë. Kryetari i bashkësis Lokale Konçul. Zilqefli Sherifi
Françeska Jaçe