Kryetari Arifi sot u takua me Grete Faremo njeriun e dytë të OKB-së
09:58 | 09 Mars 2015

Me ftesë të zyres së Kombeve të Bashkuara për projekte në Sërbi, dhe ministrisë së jashtme të R.Sërbisë, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot mori pjesë në evenimentin e organizuar me rastin e vizitës në Sërbi të zonjës Grete Faremo, nënsekretare gjenerale e Kombeve të Bashkuara dhe drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime dhe Projekte. 10968323_10153099963412674_1311334954906451275_n Zonja Faremo është njeriu i dytë në Kombet e Bashkuara për zhvillim dhe realizim të projekteve, e cila gjatë vizitës së sotme në Sërbi përveç tjerash u takua edhe me 4 kryetarë komunash, në mesin e tyre edhe kryetari Arifi të cilët janë përfitues të mjeteve finansiare nga UNOPS nëpërmjet PROGRES-it Evropian. Siç ka mësuar BujanociNet gjatë këtij takimi kryetari Arifi i ka prezentuar përfaqësueses së lartë të OKB-së potencialet me të cilat disponon komuna e Bujanocit, dhe njëkohësisht kanë biseduar për finansimin e mëtutjeshëm të zhvillimit ekonomik të komunës së Bujanocit./BujanociNet/
Françeska Jaçe