Kryetari Arifi sot takon njeriun e dytë të OKB-së

0

Me ftesë të zyres së Kombeve të Bashkuara për projekte në Sërbi, dhe ministrisë së jashtme të R.Sërbisë, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi do të marrë pjesë sot në evenimentin e organizuar me rastin e vizitës në Sërbi të zonjës Grete Faremo, nënsekretare gjenerale e Kombeve të Bashkuara dhe drejtoreshë egzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime dhe Projekteve.

fTESAZonja Faremo është njeriu i dytë në Kombet e Bashkuara për zhvillim dhe realizim të projekteve, e cila gjatë vizitës së sotme në Sërbi përveç tjerash do të takohet edhe me 4 kryetarë komunash, në mesin e tyre edhe kryetari Arifi të cilët janë përfitues të mjeteve finansiare nga UNOPS. Siç ka mësuar BujanociNet gjatë këtij takimi kryetari Arifi do të shfrytëzojë rastin që ti prezentojë potencialet e komunës, dhe do të kërkojë investime të reja për zhvillimin e komunës së Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com