Kryetari Arifi priti sot ushtarët e gardës së Ohajos

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e ushtrisë amerikane dhe përfaqësuesit e ushtrisë serbe në një takim të përbashkët. Këtë delegacion e ka udhëhequr vetë atasheu ushtarak nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, BlekBurn Taft, ndërsa ky takim kishte karakter pune ku me tre gusht të këtij viti do të filloj realizimi i dy projekteve në komunë e Bujanocit.

garda 1

Kryetari Arifi thotë se, këto projekte kanë të bejnë me adaptimin e çerdhes së fëmijëve këtu në Bujanoc dhe shkollës së muzikës. Atasheu ushtarak i ambasadës amerikane, Blekburn Taft ka faleminderuar kryetarin për pritjen dhe potencoi se, mesi presin që të fillojnë punën në realizimin e këtij projekti. Taft ka thënë se, “Kryetar faleminderit për mikpritjen tuaj sot. Na vjen mirë  që sot keni nda kohë të bisedojmë për projektin e përbashkët trepalësh ndërmjet komunës së Bujanocit, ushtrisë së Republikës së Serbisë dhe natyrisht gardës kombëtare të shtetit Ohajo. Ne jemi të kënaqur që do të bashkëpunojmë me këtë projekt dhe mesi po presim të fillojmë punët në muajin gusht”. Pas përfundimit të takimit atasheu Blekburn Taft i ka dhuruar kryetarit të komunës Nagip Arifit, një dhuratë me simbolin e departamentit të ushtrisë amerikane nga shtetet e bashkuara të Amerikës, të cilën Arifi e ka quajtur të vogël por me dëmëthënie të madhe. Ky delegacion i përbashkët pas takimit me kryetarin Arifi kanë vizituar dhe dy objektet si të çerdhes së fëmijëve dhe shkollës së muzikës në Bujanoc./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com