Kryetari Arifi pjesmarrës i manifestimit të 20 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetërorë të Tetovës

0

Me ftesë të Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës Prof.Dr Vullnet Ameti, kryetari i komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifi sot do të merr pjesë në solemnitetin e 20 vjetorit të themelimit të Universiteti Shtetëror të Tetovës, ku për tri ditë radhazi janë zhvilluar një sër aktivitetesh, për ta përmbyllur sot me manifestimin solemn.

universiteti_shteteror_i_tetov_2

Në këtë eveniment të organizuar në Tetovë mes profesor doktorëve dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë është i ftuar edhe kryetari i komunës së Bujanocit Dr. Nagip Arifi, i cili do ta shfrytëzojë rastin që të takojë personalitete të shumta vendore dhe dnërkombëtarë pjesmarrës të këtij solemnitetit, me qëllim që të formojë ura lidhëse mes komunës së Bujanocit dhe këtij institucioni arsimorë, që studentët e Luginës të kenë kushte sa më të mira. 1 001Universiteti Shtetëror i Tetovës ka histori të shkurt por një të kaluar shumë të gjatë”. Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptar, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë. Nga ky këndvështrim veprimtarinë, zhvillimin e USHT-ës mund ta ndajmë në dy periudha: periudha, 1994-2003 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës – periudha: 2004-2010 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik. Sot USHT-ja është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore dhe 3 Institute hulumtuese shkencore. Numri i studentëve nga viti në vit është gjithnjë në rritje, dhe tani në USHT studiojnë 13.000 studentë me status aktivë të studimeve. Numri i studentëve që u takojnë etniteteve të ndryshme gjithnjë është në rritje, nëse para 3 viteve kanë studiuar disa dhjetëra studentë sot studimet i vijojnë disa qindra studentë të etniteteve tjera ose më saktë numri i tyre është rreth 10% nga numri i përgjithshëm i studentëve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com