Kryetari Arifi në ceremonin e ditëlindjes së mbretëreshës Elizabet II, ndërsa të premtën në takimin e dytë për vlerësimin e popullatës në Luginë

0

Me ftesë të shkëlqesis së tij ambasadorit të Britanis së Madhe në Beograd Kate Keefe, kryetari i komunës së Bujanocit dr.Nagip Arifi ka marrë pjesë sot në ceremonin e ditëlindjes së mbretëreshës Elizabet II, që është organizuar nën patronatin e kësaj ambasade në Beograd.

240x0_Nagip-Arifi 

Gjatë kësaj ceremonie krytari Arifi ka takuar shum miq ndërkombëtarë me të cilët ka patur rastin që të bisedojë rreth situatës në Luginë të Preshevës dhe investime në komunën e Bujanocit. Kryetari Arifi ka përgëzuar edhe ambasadorin Keefe për ditëlindjen e mbretëreshës Elizabet II. Gjatë ditës së premte nën organizimin e Ministres për administrat shtetërore dhe pushtet lokal Kori Udovicki në ndërtësën e Qeverisë së Sërbisë do të mbahet takim i dytë me radhë lidhur me vlerësimin e popullatës në Luginë të Preshevës, mes përfaqësuesve të Qeverisë së Sërbisë, ndërkombëtarëve dhe përfaqësuesve të pushteteve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Edhe në këtë takim pala ndërkombëtare është përfaqësuar nga OSBE, SHBA, Britania e Madhe, dhe Bashkimi Evropian./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com