Kryetari Arifi mes 12 ministrave më të fuqishëm të Ballkanit

0

Me ftesë të Kryesis së Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve me prejardhje nga Rumelia në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe e përkrahur nga Kryeministria e Republikës së Turqisë dhe Drejtoria per Turqit jasht shtetit dhe Shteteve Mike, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi do të mer mpjesë në Forumin Nderkombëtar të Ekonomisë RUMELISIAD 2015, i cili do të mbahet më datë 20.Shkurt.2015 në Pallatin e Kongreseve Merinos Ataturk (Merinos Ataturk Kongre ve Kultur Merkezi).

RUMELI sanKy solenitet do të filloj me fjalimin e Kryeministrit të Republikës së Turqisë z.Ahmet DAVUTOGLU. Në këtë takim do të marrin pjesë Ministra nga vendi dhe nga Ballkani, Sekretar për tregëti të jashtme, Kryetar të Odave Ekonomike, biznesmen dhe industrialist nga 12 vende të Ballkanit, duke përfshirë edhe Turqinë. Ministrat vendorë, ministrat e shteteve të Ballkanit, biznesmenët dhe industrialistët vendorë dhe ata të ardhur nga Ballkani, si dhe përfaqësuesit e mediave vendore dhe ndërkombëtare në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë së Turqisë, do të synojnë organizimin dhe mbajtjen e konferencave për informim, takimeve në mes të delegacioneve, standeve dha panairit për prezentimin e shteteve. Qëllimi kryesorë i Forumit Ndërkombëtar të Ekonomisë RUMELISIAD 2015, është shtimi i vlerave në marëdhëniet ekonomike, tregtare dhe kulturore ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, gjë që do të arrihet përmes prezences suaj, pjesëmarrja juaj në Forumin Ndërkombëtar të Ekonomisë RUMELISIAD 2015 do ta begatoj organizimin tonë, thuhet në ftesën dërguar kryetarit Arifi. Gjatë kësaj vizite, kryetari Arifi do ta shfrytëzojë autoritetin e tij që të takojë personalitetet të ndryshme ndërkombëtare dhe biznismenë me renome ndërkombëtare që të investojnë në komunën e Buajnocit me qëllim të përmirësimit dhe zhvillimit ekonomik. Vizita e kryetarit Arifi në këtë Forum Ndërkombëtarë të Ekonomisë, ku do të marrin pjesë 12 ministra të vendeve më të zhvilluara, është sukses i vizitës së kryetarit Arifi që ishte vitin e kaluar në Turqi./BujanociNet/

ftesa

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com