Kryetari Arifi mer pjesë në shfaqjen e filmit “Na ndiqni” të përkrahur nga misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Sërbi

0

Me ftesë të Ambasadorit të OSBE-së në Sërbi Peter Burkrhard, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi po qëndron sot në Beograd për të marrë pjesë në shfaqjen e parë të filmit dokumentar të titulluar “Na ndiqni” që është shfaqur sot në hotel Palac në Beograd.

NagipArifi-01 

Filmi është shfaqur me Procesin Budva një dialog i grave të shquar nga Beogradi dhe Prishtina që është nisur dhe ndihmuar nga misioni i OSBE-së në Serbi dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë. Me këtë film pjesmarrësit në proces duan të inkurajojnë dialogun dhe ta demonstrojnë sa është e sukseshme ta aprovojnë një platformë tjetër komunikimi për dy shoqëri. Pos kryetarit të Komunë së Bujanocit Nagip Arifi, pjesmarrës në ngjarjen e lartëpërmendur nga Kosova si anëtar të parlamentit pjesmarrës janë Teuta Sahatqija, Donika Kadaj, Emilja Rexhepi, Flora Brovina, Suzana Novobërdaliu, Jeta Krasniqi këshilltare e presidentes, Valdete Idrizi nga CIVIKOS, Hisnije Iljazi shefe e departamentit të Universitetit Filozofik në Prishtin dhe Anamari Repiç zëvendës drejtoresh e RTK-së. Ndërkaq pjesmarrës nga Serbia anëtarët e parlamentit janë Marija Obradoviç, Gordana Qomiq, Dubravka Filipovski, Dijana Vukomanoviç, Anamarija Viqek si dhe gazetar, e asistent te universitetit nga Beogradi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com