Kryetari Arifi, lider i zhvillimit të qëndrueshëm për menaxhimin të projekteve dhe funksionimin efikas të administratës komunale

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, sot ka përfaqësuar komunën në Forumin Qendror Evropian për Zhvillim që është mbajtur në Krushevc. Në kuadër të programit vjetor të CDEF-it për qytetet dhe komunat e Serbisë – Liderët e zhvillimit të qëndrueshëm 2015, kanë marrë pjesë 168 përfaqësues të qyteteve dhe komunave të Serbisë të cilët kanë konkurruar me 380 projekte dhe vetëm 20 kanë fituar e në mesin e tyre edhe komuna e Bujanocit.

l2

Nën patronatin e Ministrisë së Ndërtimtarisë Infrastrukturës dhe Komunikacionit dhe Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës së R. Serbisë, Këshillit të Mbrojtjes së Ambientit Jetësor, Kuvendit të Serbisë, Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor dhe Odës Ekonomike të Vojvodinës, Forumi Qendror Evropian për Zhvillim, CEDEF në kuadër të programit vjetor të CDEF-it për qytetet dhe komunat e Serbisë – Liderët e zhvillimit të qëndrueshëm 2015, organizon një seri konventash e takime rajonale nëpër Serbi. l1Programi ka për qëllim të stimuloj kapacitet e komunave dhe qyteteve të Serbisë të cilët me një menaxhim të përgjegjshëm por edhe me zbatim të teknologjisë modern do të bëhen qytete të qëndrueshëm dhe konkurrent. Në konventën e dyte që është zhvilluar sot në qytetin e Krushevcit, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi së bashku me bashkëpunëtorët e tij nga zyra për zhvillim ekonomik lokal Fazila Azemoviq dhe Sali Salihu. Në intervistë telefonike për BujanociNet, Salih Salihu nga zyra për Zhvillim ekonomik pranë komunës së Bujanocit, tha se, “nga 380 projekte sa kanë konkurruar Juria ka përzgjedhur vetëm 20 prej tyre që kanë përfituar, në mesin e tyre wshtw edhe komuna e Bujanocit, ku dhe kryetari Arifi është shpallur si lider i zhvillimit të qëndrueshëm për menaxhimin e mirë të projekteve dhe funksionimin efikas të administratës komunale” Projektin të cilin e ka fituar komuna e Bujanocit ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit jetësor dhe energjetik. l10Gjithashtu vlen tw theksohet se nw rrethin e Pçinjes komuna e Bujanocit është e vetmja komune qw ka fituar një projekt te tillë nga Forumi Qendror Evropian për Zhvillim, i cili finansohet nga BE. Programi Liderët e Zhvillimit të Qëndrueshëm ka për qëllim angazhimin e madh të liderëve për zgjidhjen e këtyre problemeve nëpërmjet zbatimit të formave të reja të financimit, teknologjisë më moderne të zhvillimit dhe përvojave vendore e botërore. Ky program përfshin 168 qytete dhe komunat në Serbi dhe do të zbatohet përmes pesë konventave ku e para është zhvilluar në Sremska Mitrovic nw muajin shkurt, sot wshtw zhvilluar nw Krushevc, nw prill do tw mbahet nw Zrenjanin, nw qershor nw Çaçak dhe nw Beograd nw nëntor tw këtij viti./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com