Kryetari Arifi kërkon nga Davenport dhe Kirbi edhe më shumë investime në komunën e Bujanocit

0

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka marrë pjesë në Kuvendin zgjedhorë të NALED, Aleanca Nacionale për zhvillim ekonomik lokal. Pas përfundimit të këtij kuvendi kryetari Arifi, ka shfrytëzuar rastin që të takohen edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Majkëll Kirbin, shef i misionit të Bashkimit Evropian në Sërbi Majkëll Devenport dhe ambasadorin e Austrisë të akredituar në Beograd Johannes EIGNER.

naled

Në këto takime kryetari Arifi ka biseduar për situatën aktuale dhe zvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit, me qëllim të nxitjes së investimeve të donatorëve ndërkombëtarë, theks të veçant iu është kushtuar investimeve të BE-së dhe SHBA-së të cilat janë të përkushtuar në zhvillimin e komunës së Bujanocit. Arifi, gjithashtu ka falënderuar njeriun e parë të BE-së në Sërbi dhe ambasadorin e SHBA-ve për kontriboutin që janë duke e dhënë në komunën e Bujanocit për një jetë më të mirë për qytetarët e kësaj komune. Kuvendi zgjedhorë i NALED-it është mbajtur në Bankën popullore të Sërbisë, me fillim nga ora 11, ku me këtë rast 190 anëtarë të aleancës janë përcaktuar në drejtimet të mëtejshme për zhvillimin e organizatës dhe është përzgjedhur këshilli drejtues dhe mbykëqyrës, këshill i cili do të zgjasë për dy vitet e ardhshme do të ndërmarrë iniciativa për avancimin e ambientit afaristë dhe fortësimi i konkurrencës së Serbisë drejt Bashkimit Evropianë.  Në pjesën solemne të kuvendit anëtarëve dhe partnerëve të NALED-it iu është drejtuar nën kryetarja e qeverisë së Serbisë Kori Udoviçki, ministri i ekonomisë Zhelko Sertië, ambasadori i BE-së Majkëll Devenport, ambasadori amerikan Majkëll Kirbi dhe ambasadori Austriak Johannes EIGNER./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com