Kryeshefi për mbrojtjen e monumenteve në Kosovë, fajëson mediet për gjendjen e kompleksit të familjes Jashari

0

Drejtori për Mbrojtjen e Memorialëve të Luftës, Idriz Blakaj, thotë se Kullat e Jasharëve janë në gjendje të keqe ashtu sikurse është edhe agjencia e cila nuk është aspak sikurse parashihet me ligj.

Këtë deklaratë ai e tha në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor.

Sipas tij, fondet e ndara nga Qeveria e Kosovës për mirëmbajtjen e kompleksit, janë të pamjaftueshme.

Daut Haradinaj, kryesues i këtij Komisioni, i ndërhyn gjatë momentit kur ai i bën fajtorë edhe mediet për mosraportim në lidhje me këtë kompleks.

Haradinaj i drejtohet me “Mos bo hajgare” për arsye se mediet nuk kanë faj por që, sipas tij, Blakaj duhet ta respektojë ligjin sepse fondet për Kompleksin Memorial janë dhënë.

Haradinaj tha se Agjencia ka fonde të pamjaftueshme, mirëpo, sipas tij, nuk ka munguar as buxheti e as vullneti i Komisionit, mirëpo ai i institucioneve në lidhje me mbrojtjen e këtij memoriali.

Sipas tij, ka mospërputhje edhe në Ligjin për këtë Memorial dhe për këtë ai bën fajtorë deputetët të cilët e kanë votuar këtë ligj.

Në anën tjetër, Ganimete Musliu, anëtare e këtij Komisioni, kërkoi një përgjigje konkrete nga Idriz Blakaj, drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Memorialëve të Luftës.

Sipas Musliut, tanimë ka rrezik që të humbet edhe trashëgimia më e rëndësishme që ka mbetur pas luftës.

Ajo tha se çdo gjë që flitet tani është vonë madje edhe shpallja e menjëhershme e një tenderi pasi që, sipas saj, duhet të merren masa konkrete.

Enver Hoti, anëtar i këtij Komisioni, kërkoi dorëheqjen nga pozita e drejtorit të agjencisë, Idriz Blakaj.

Sipas tij, ligji duhet të kthehet në pikën zero dhe të trajtohet më gjerësisht.

Për shkak të seancës së Kuvendit, vazhdimi i këtij Komisioni është shtyrë për orën 13:00, ku pritët të merret edhe një vendim në lidhje me këtë kompleks. /Zëri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com