Kryeministri serb Vuçiq dhe një grup ministra nesër vizitojnë Preshevën dhe Bujanocin

0

Kryeministri i qeverisë Serbe Aleksandar Vuçiq, ministri për punë dhe punësime dhe çështje sociale Aleksandar Vulin, ministri i shëndetësisë dr Zlatibor Lonçar, ministri i mbrojtjes Bratislav Gashiq, ministri i punëve të brendshme dr Nebojsha Stefanoviq, kryetai i trupit kooordinues Zoran Stankoviq, ditën e mërkurë me 15 korrik do të vizitojnë Preshevën dhe Bujanocin.

Vucic

Ata në ora 12 do të vizitojnë qendrën kolektive për emigrant në stacionin hekurudhor dhe maternitetin e sapo hapur jashtë spitalor në shtëpinë e shëndetit në Preshevë. Pas vizitës në Preshevë, kryeministri serb do të vizitoj kryqin e kuq dhe kuzhinën popullore në Bujanoc dhe pastaj në Banjën e Bujanocit do të takohet dhe të bisedoj me përfaqësuesit serb.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com