Kryeministri Rama premton ndihmë ekonomike për shqiptarët e Luginës

0

1

“Do të tentoj ti ndihmoj shqiptarët e Luginës së Preshevës në zhvillim ekonomik, ka thënë kryeministri shqiptar Edi Rama, pas takimit me përfaqësuesit politik nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Rama i cili po qëndron në vizitë dy ditore në Serbi ka shprehë kënaqësi që në bisedë me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq ka pasë shansin që shohë gatishmrin që ti zgjidh problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Plani i kryministrit shqiptar është që të konkretizohet ndihma me përkrahjen e Beogradit dhe shqiptarët e Luginës të jenë urë lidhëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Kryetarja e Kuvendit të Preshevës Ardita Sinani ka deklaruar se në takimin me Edi Ramën është biseduar për problemet e shumta posaçërisht rreth nostrifikimit të diplomave dhe zhvillimit ekonomik të Luginës së Preshevës.

Kryeministri serb siç thotë ajo, ka marrë përgjegjësi për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e opozitës nga Presheva kanë bojkutuar këtë takim dhe nuk kanë marrë pjesë në takim me kryeministrin shqiptar.

2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com