Kryeministri pret kampionët e “Dritës”
15:36 | 25 Maj 2018

Kryeminsitri Ramush Haradinaj i ka pritur në takim lojtarët e “Dritës” të cilët janë shpallur kampion të Kosovës.

“Drita” e Gjilanit e fitoi titullin në një kampionat që ka shënuar ngritje në cilësi dhe organizim. Sikur ditën kur ua dorëzova kupën e kampionit, ishte nder edhe sot t’i pres në takim futbollistët gjilanas”. Ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Me këtë rast, shpreha respektin tim për themeluesin e kësaj skuadre, mikun tim të ndjerë Selami Osmani-Bezi, për kontributin e tij të çmuar për avancimin e sportit në vendin tone”.

“Puna e madhe, profesionalizmi dhe përkushtimi në fushën e sportit janë dëshmi e angazhimit të fuqishëm të sportistëve tanë që flamuri i Kosovës të vazhdojë të ngritet sa më lartë edhe në arenat ndërkombëtare”!

Aurela Hoxha
S