Kryeministri Haradinaj në Mynhen takon diasporën shqiptare, i pranishëm në këtë takim ishte dhe humanisti nga Lugina Lulzim Maliqi
21:44 | 15 Shkurt 2019
Qëndrimin në Mynhen kryeministri Haradinaj e shfrytëzoi që të takoj dhe diasporën shqiptare e cila jeton dhe vepron në qytetin e Mynhenit të Bavarisë

"Diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimit. Tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli i diasporës është i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit. 
Diaspora duhet ta shoh Kosovën si vend ku mund të zhvillojnë biznese dhe të investojnë.

Kosova ua ka borxh, andaj ju presim me zemër, si vëllezër e motra e si partnerë në zhvillim" është shprehur Haradinaj pas këtij takimi.

Në këtë takim ishte dhe humanisti nga Bujanoci Lulzim Maliqi.

 

Alesia Bami