Kroati mund të bëhet president i SHBA-ve?

0

Kroati mund të bëhet president i SHBA-ve?

Ekziston mundësia që një politikan amerikan me prejardhje kroate, guvernatori aktual i Ohio-s, të bëhet presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, i cili ka origjinë nga Gadishulli Ballkanik.

Politikani amerikan me origjinë kroate, John Kasich, mund të bëhet presidenti i parë i SHBA-së, me rrënjë nga Ballkani, pasi që është njëri ndër kandidatët potencial të Partisë Republikane për president.

Kusht për këtë ishte të mbajë postin e guvernatorit të Ohio-s, për të cilin mandat kishte një avantazh të rëndësishëm në sondazhet parazgjedhore.

“Ia dolëm! Fushata jonë dhe Ohio ka fituar. Unë thellësisht shpresoj se do të pranoni mirënjohjen time për rolin e madh që keni luajtur në arritjen e fitores sonë. Së bashku ne do ta rregullojmë Ohio-n”, tha John Kasich.

Përveç se është i përfshirë në politikë, ai më parë ishte edhe udhëheqës i një emisioni në televizionin “Fox”.

Ai ka lindur në Pennsylvania, ndërsa prindërit e tij vdiqën në vitin 1987 në një aksident të rëndë komunikacioni. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com