Kroacia në finale të Kampionatit Botëror

0

Kroacia ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror.

Kroatët kanë arritur t’i eliminojnë anglezët me rezultat 2 me 1 pas më shumë se 120 minutave lojë, raporton ORAinfo.

Ishte Anglia që kaloi e para në epërsi me anë të Trippier në minutën e 5’, ku me atë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kroacia ishte më kërkuese për gol, ku në minutën e 68’, arritën që ta barazonin rezultatin me anë të Ivan Perisicit.

Ndeshja shkoi në vazhdime, mirëpo ishin përsëri kroatët që e kërkonin golin, ndërsa në minutën e 109’, Mario Mandzukic i dha epërsinë kombëtares së tij.

Kroacia do të luaj në finale me Francën me 15 korrik, ndërsa Anglia do të përballet me Belgjikën në 14 korrik për vendin e tretë./ORAinfo/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »