Kritiku zviceran: Në Zvicër ka racizëm ndaj yjeve kosovarë

0

Moses Iten ka deklaruar se në Zvicër ka racizëm si në çdo vend të botës.

racizmi
Sfida mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zvicrës e zhvilluar kohë më parë, solli një përzierje kulturash e etnish në fushën e lojës.

Te SHBA-të futbollistët ishin të shumë kombësive, sikurse te Zvicra e përbërë nga kosovarët, turqit e afrikanët dhe shumë pak zviceranët autokton.

Gelson Fernandes i Zvicrës thotë se kjo përzierje etnish ka bërë që Zvicra të jetë e mirë në futboll.

“Nuk ishte e lehtë në të kaluarën për shumë lojtarë, por ne jemi krenar dhe të lumtur që jemi në Zvicër dhe që luajmë me Përfaqësuesen e Zvicrës”, u shpreh Fernandes. “Ne i jemi falënderuar shtetit për gjithçka që na dha neve dhe familjeve tona”, shtoi tutje ish-ylli i Manchester Cityt.

E, Moses Iten, një kritik kulturor zviceran, deklaroi se në Zvicër ka racizëm karshi yjeve të huaj sikurse Xherdan Shaqiri, Granti Xhaka apo Valon Behrami.

“Të bëhesh një yll futbolli sigurisht do të thotë se ai ia ka dalë mirë karshi asaj që ka kaluar”, u shpreh Iten për The Guardian, përcjell Gazeta Express.

“Racizmi është një çështje komplekse në Zvicër, sikurse në cdo vend tjetër”, shtoi tutje Iten, i cili jeton në Australi.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com