Krijohet shteti i Iliridës brenda

0

Në një takim që është mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare të Iliridës të udhëhequr nga komandanti SHP të USHI, ku morën pjesë të gjithë komandantët e sektorëve dhe udhëheqësit e njësive dhe të formacioneve ushtarake që veprojnë nën komandën e SHP të USHI, u vendos për tu krijuar shtetin e Iliridës brenda Maqedonisë.

Macedonia

“Shtabi i përgjithshëm e informon qeverinë e Maqedonisë dhe popullin maqedonas se shteti i Iliridës nuk është kundër asnjë kombi, pra, as popullit maqedon, atij serb a grek, por nuk lejon shtypjen e egër të kombit shqiptar nën sundimin maqedonas”, shkruan në njoftimin e kësaj ushtrie, transmeton almakos.

“Shqiptarët barazohen në Maqedoni vetëm më shtetin e Iliridës. Maqedonia si shtet i pavarur jeton vetëm më njohjen e shtetit të Iliridës. USHI fton Unionin Evropian, Paktin NATO dhe SHBA që urgjentisht të bien në kontakt më shtetin maqedonas, në mënyrë që të fillohet procedura e shtetit të Iliridës në kuadër të shtetit të përbërë në Maqedoni. USHI do të fillojë aksionet adekuate në ndërtimin e shtetit të Iliridës në kohën dhe në momentin e duhur”, thuhet ë komunikatën e Shtetit të Iliridës të firmosur nga Komandanti Dibran Shpati.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com