Kreatorja kosovare vesh aktoren amerikane në “Oscar”

0

Në ceremoninë prestigjioze që tubon yjet e filmit – të cilët mes tjerash janë edhe në shënjestër të kritikëve të modes – aktorja amerikane Jon Mack, do të veshë një kreacion të brendit “BKR” të një kreatoreje nga Kosova.

1_597807973

Blerina Kllokoqi – Rugova ka marrë përsipër të realizojë veshjen me të cilën Mack do të prezantohet në edicionin e 87-të “Oscar” që mbahet më 22 të këtij muaji. Mack është aktore, tekstshkruese e këngëtare. Më 2012, ajo ka luajtur në filmin “Playing For Keeps”, me protagonistë Gerard Butler, Jessica Biel e Catherine Zeta Jones. Kllokoqi- Rugova është e vetmja disenjatore në Kosovë që eksploron linjën unike të njohur si “haute couture” dhe kreacionet e saj i vesh edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga – ka thënë se aktorja tashmë ka në dorë shtatë veshje të linjës “BRK”. Kllokoqi- Rugova tashmë është në pritje të përzgjedhjes së Mack. Kjo e fundit ka shtatë zgjedhje, para se të vendosë sesi do të vishet në ceremoninë prestigjioze.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com