Krasniqi sugjeron përfaqësuesit e VLAN-it: Keni kujdes çka flisni!

0

Numri i dy i Nisma-s, Jakup Krasniqi ka deklaruar se përfaqësuesit e VLAN-it duhet të jenë të kujdesshëm çka flasin lidhur me postin e kryeministrit.

auto_Jakup_Krasniqi-Laura_Hasani1415804581

Sipas tij, është e qartë se posti i kryeministrit do të jetë i koalicionit paszgjedhor dhe se vendi do të qeverisë sipas programit që do të merret vesh.

Ja postimi origjinal në Facebook:

JEMI BËRË BASHK PËR QEVERISJE TE MIRË

Përfaqësuesit e partive politike të koalicionit pas zgjedhor, në deklarimet e tyre duhet të jenë te kujdesshëm, pasi asnjë parti veç e veç nuk duhet të flet për kryeministrin e këtij apo atij subjekti. Kryeministri do të jetë i koalicionit VLAN, dhe vendi do të qeveriset sipas Programit që do të merremi vesh.

Duhet ta kuptojmë të gjithë se objektivi kryesor është projekti i përbashkët – Qeverisja ndryshe. Pasi bashkimi ynë nuk është bere për hir të individit, por për hir të publikut. Mos bini viktima te interesave primitive e meskine.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com