Kotevski: Grupi që synoi të sulmojë institucionet hyri nga një shtet fqinj

0

Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski në konferencën e parë për media ka thënë se dy grupet të ashtuquajtura terroriste kanë pasur për qellim sulm ndaj institucioneve qeveritare.

fotogalerija-i-video-od-prestelkata-vo-kumanovo-262494

“Sipas informacioneve operative të cilat i ka pasur MPB një grup i armatosur ka pasur për qëllim që të organizojë sulme të armatosura ndaj institucioneve të ndryshme shtetërore. Informacionet të cilat i kemi siguruar më parë tregojnë se grupi ka hyrë në Maqedoni nga një shtet fqinj dhe nëpërmjet mbështetësve të tyre është strehuar dhe është përgatitur që të veprojë për sulmet e tyre terroriste. Policia ka arritur të gjegjë lokacionin e tyre se ata fshihen në disa shtëpi të “Lagjja e Trimave”. Sipas të dhënave bëhej fjalë për një grup që është i armatosur mirë dhe e trajnuar për luftë në kushte të tilla”, tha Kotevski, transmeton “Zhurnal”.

“Në aksionin e sotëm nga ora 5 e mëngjesit, policia ka filluar operacionin, ndërsa ka hasur në rezistencë të ashpër ku është shtënë me armë kallashnikov, armë më të rënda, snajperë dhe bomba. Bëhet fjalë për një vend me rrugë të ngushta dhe policia duhet të bëjë kontrolle nëpër të gjitha shtëpitë me qëllim që deri në fund ta shkatërrojë këtë grup”, ka thënë Kotevski, i cili ka apeluar që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.

Policia tha se për shkak të situatës tepër të ndejshme nuk do të raportohen informacione më të detajuara.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com