Kosovën po e mbyt fukarallëku

0

Kosovën po e mbyt fukarallëku

Sakrifica e kosovarëve për t’i mbijetuar gjendjes së rëndë ekonomike po tejkalon kufirin e normales. Ka familje në Kosovë që kanë harruar s’i duket kartmonedha prej 10 eurosh. Edhe organizatat dhe shoqatat që ndihmojnë familjet skamnore tregojnë se gjendja sociale e shumë familjeve është e rëndë

“Nuk mbaj mend kur kam parë 10 euro me sy”, jo rrallë herë të rastis të dëgjosh banorët kosovarë tek e thonë këtë.

Edhe ushqimi i përditshëm po iu mungon kosovarëve. Një familjeje në Pejë po e redukton ushqimin për ta paguar rrymën.

Tahire Gashi, drejtoreshë ekzekutive e OJQ-së “Zana” që vepron në rajonin e Dukagjinit, e që ndihmon shumë familje skamnore, thotë se gjendja sociale e shumë familjeve është e rëndë.

Ajo thotë se nëpër fshatra i ndihmojnë me ndonjë serë ku mund të prodhojnë perime e t’i shesin, por në qytet ku nuk kanë tokë si pronë të veten mundësitë për t’i ndihmuar të sigurojnë jetesën, sipas saj janë të limituara.

Selatin Kaçaniku, përfaqësues i Organizatës “Konsumatori” ka thënë për gazetën “Zëri”, se disa herë si organizatë kanë reaguar për gjendjen e rëndë sociale në vend. Ai tregon se pavarësisht kësaj institucionet nuk kanë ndërmarrë masa.

Kaçaniku thotë se qytetarët kosovarë përballen që sa vite me “perspektivën” e varfërisë.

Pensionisti në Kosovë, ai thotë se merr pension që nuk i siguron mirëqenie sociale, student që nuk ka kushte për të studiuar dhe as punë, as studime, pacientet nuk marrin trajtimin e duhur dhe dinjitoz, askush nuk jep përgjegjësi për cilësi të ushqimit…, shkruan “Zëri”.

“Nuk di në cilën fushë gjërat shkojnë mbarë. Mund të themi se askund”, deklaroi ai.

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »