Kosovari kapet në portin e Durrësit me “Range Rover-in” e vjedhur
21:02 | 14 Shtator 2018

Në njoftimin e Policisë se Durresit thuhet se është sekuestruar një mjet tip “Ferrari” i vjedhur në Itali si dhe një “Rang Rover” i vjedhur jashtë Shqiperise, por pa specifikuar vendin e origjines.

Mjeti “Rang Rover”  drejtohej nga një 38 vjeçar nga Kosova, me inicialet B.M i cili po e kalonte në port, derisa u zbulua nga efektivet se automjeti ne fakt ishte i vjedhur.

Nderkohe Ferrari drejtohej nga M. H., vjeç 30, banues në Durrës.

Te dy automjetet pas kontrollit ne port, u bllokuan.

Nevina Shtylla