Kosovari i vë flakën vetes pasi i refuzohet lejeqëndrimi në Francë

0

Kosovari i vë flakën vetes pasi i refuzohet lejeqëndrimi në Francë

Një kosovar ka tentuar të vetëdigjet pasi autoritet franceze të migracionit ia kanë refuzuar lejen e qëndrimit. KTV-ja merr vesh se bëhet fjalë për Besim Z. i cili pas e kishte marrë konfirmimin negativ ka lagur vetën me benzinë për t’ia futur zjarrin. Nga ky tentim ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Besim Z. kishte një kohë prej se kishte migruar në Francë. Mirëpo, autoritetet e migracionit ia kanë refuzuar atij lejen e qëndrimit.

Kjo e ka shtyrë atë që të tentojë të vetëvritet. Pak minuta pasi kishte kuptuar konfirmimin negativ, Besim Z. është lyer me benzinë duke ia futur pastaj vetës zjarrin, raporton KTV.

Të pranishmit kanë arritur ta shpëtojnë atë, mirëpo ka pësuar djegie të shkallës së tretë.
Besimi që raportohet t’i ketë 38 vjet u shfaq pak pas orës 14, të premten, në njërën prej zyrave të migracionit ku pastaj tentoi të vetëdigjet.

Pascal Zhiro zyrtar për migracion ka deklaruar se Besim Z. kishte parashtruar ankesë kundër vendimit, mirëpo e gjitha ishte e kotë sepse ankesat sipas tij në këto raste nuk shqyrtohen.

Zhiro thekson se në rastin e Besimit ishte e pamundur rishqyrtimi, pasi ai nuk kishte sjellë asnjë fakt të ri i cili do të meritonte të shqyrtohej.

Incidenti ka pezulluar për një kohë të gjatë zhvillimin normal të punës pranë gjykatës ku ishin duke pritur një numër i madh azilkërkuesish nga vende të ndryshme të botës.

Një dëshmitare e rastit thotë se Besim Z. prej kur ishte futur brenda objektit dukej i shpërqendruar, transmeton Koha.net. Ajo thotë se nga sytë e tij vërehej shqetësimi i madh dhe se në një momentet kishte filluar të derdhte benzinë në trupin e tij, derisa pastaj kishte shkrepur çakmakun.

Dëshmitarja thotë se Besim Z. ishte tërësisht i përfshirë nga flakët dhe se një pjesë e kokës po i digjej.

Gjykata ku kosovari tentoi të vetëvritej e që ndodhet Montro çdo vit vendos për fatin e më shumë se 40 mijë azilkërkueseve. /Koha/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com