Kosovarët po shfrytëzojnë linjën Prishtinë-Gjilan-Bujanoc për të ikur nga Kosova

0

Policia e Kosovës ka ndaluar dhe ka kthyer më shumë se 300 qytetarë të Kosovës, të cilët tentonin të shkonin në shtete perëndimore përmes Serbisë. Ferizaji është qyteti i radhës nga ku po ikin qytetarët të shumtë drejt Evropës.

emigrantet port-2_1

Vetëm ditëve të fundit nga Ferizaj janë nisur dhjetëra autobusë përplot njerëz për, siç thonë, në kërkim të shpresës për një jetë më të mirë. Mbrëmjen e së shtunës, policia e Kosovës ka kthyer gjashtë autobusë me qytetarë të Kosovës, të cilët kishin  këtë synim. KTV-ja merr vesh se në pikën kufitare në Merdarë janë ndaluar më shumë se 500 kosovarë. Kthimi i qytetarëvëve të Kosovës të cilët ia kanë mësyer Evropës po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme. Në pikën kufitarë Dheu i Bardhë gjatë ditës së sotme deri në ora 11 e 30 janë ndaluar 7 shtetas kosovar, ku së pari merren në pyetje nga policia e pastaj bëhet kthimi i tyre. Këto të dhëna na i konfirmoi ngasësi i autobusit që ka linjë të rregullt Tërrnoc –Gjilan edhe atë tre herë në ditë. Vozitësi i njohur për redaksinë, tha se, në linjën e parë në orët e hershme të mëngjes në kthimin nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë ndaluar tre persona, ndërsa në linjen e dytë para orës 12 janë ndaluar 4 persona dhe po merren në pyetja nga policia. Sipas vozitësit në linjën që ai e ka çdo ditë nga Tërrnoci për në Gjilan dhe anasjelltas ai deri në kufirin Dheu i Bardhë në dy javët e fundit në të tria linjët bartë 4-5 persona në ditë, e të cilët pas kontrollimit nga ana e policis së Kosovës tek Dheu i Bardhë menjëher ndalohen. Ndalimi më së shumti bëhet i banorëve të cilët janë jasht qytetit të Gjilanit, si Vitia Ferizai dhe vendet tjera thot burimi anonim duke shtuar se kthimi bëhet pa dallim gjinie qoft femër apo mashkull. Gjatë këtyr dy javëve sa ka nisur lagrimi i qytetarëve të Kosovës vozitësi anonim thot se, edhe përkundër dëshirës së tyre të madhe që ta lën Kosovën nuk ka arritur asnjë banorë ta kaloj këtë pikë kufitare. Ndërkohë, gjatë 48 orëve të fundit, qindra banorë të Ferizait janë larguar nga Kosova, duke marrë fillimisht rrugën për në Hungari përmes Sërbisë. Kjo valë e largimit të qytetarëve të Kosovës, sidomos e atyre të Ferizait, nuk ka të ndalur. Autobusët gjëgjësisht janë nga Prishtina, Prizreni dhe Ferizai. Ata, që po largohen thonë se fajin për ikjen e tyre nga vendi e ka Qeveria. Kosovarët që po tentojn ta lënë Kosovën, po paguajnë shifra shumë të mëdha, që të arrijn fillimisht në Bujanoc, Beograd e Suboticë, e më pas në Hungari. Nuk përjashtohen edhe rastet kur gjatë përpjekjeve për të kaluar ilegalisht në zonën kufitare të shtetit të Hungarisë, qytetarët bien në duar të autoriteteve doganore dhe policore hungareze, e më pas detyrohen të vuajnë edhe dënime me burgim dhe të ngujuar nëpër kampe të ndryshme në qytetet hungareze./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com