Kosovarët duan të ikin, thonë se këtu “nuk ka kurrgjë”

0

Shumë prej qytetarëve po presin për të marrë certifikatë me fotografi e për të ikur nga Kosova.

kosovaretNjëri prej tyre është edhe Mensur Raka, që në sportelet e Komunës së Prishtinës u pajis me certifikatë të lindjes, me fotografi të vulosur për fëmijët e tij.

“Nuk ka kurgjo këtu. Nashti ma keq e gjajë, ama po rrezikoj…”, thotë ai.

Për dokumente të tilla presin edhe të tjerët, por para kamerës e mohonin.

Zyrtarët komunalë në Prishtinë pohuan se në mesin e 500 kërkesave që brenda ditës bëhen për t’u pajisur me dokumente, 350 prej tyre janë dokumente që kërkohen për ta lëshuar Kosovën, raporton Klan Kosova.

Fjalët Muhedin Nushit, drejtor i Administratës, konfirmohen edhe nga pamje të xhiruara të hënën në mbrëmje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, prej nga kosovarët nisen me linjat Prishtinë-Beograd për të vazhduar më pas drejt Hungarisë.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk dha statistika se sa persona vetëm në muajt e fundit e kanë lëshuar Kosovën. Përmes një emaili ata thanë se Enti i Statistikave Evropiane EUROSTAT ende nuk i ka publikuar të gjitha shifrat. /Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com