Kosova për herë të parë merr pjesë si shtet në aktivitete të UNESCO-s

0

Rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në UNESCO tani më ka marrë rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet pranimi si shtet anëtar i kësaj organizate mjaft të rëndësishme. Republika e Kosovës nga 18 korriku deri më 01 gusht 2015, ishte pjesëmarrëse në “World Heritage Volunteers”, në Weimar të Gjermanisë.

kosova-p-euml-r-her-euml-t-euml-par-euml-merr-pjes-euml-si-shtet-n-euml-aktivitete-t-euml-unesco-s_hd

Përfaqësues i parë nga Kosova ishte Isuf Koci, zyrtar për trashëgimi kulturore në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
World Heritage Volunteers është një iniciativë e cila ka filluar në vitin 2008 dhe mbështetet dhe funksionon në kuadër të UNESCO-së. Qëllimi i kësaj iniciative është që të rinjtë dhe organizatat e ndryshme anekënd botës të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, raporton KP.

Nga viti 2008 e deri me sot janë realizuar mbi 220 projekte të ndryshme në me shumë se 100 prona të trashëgimisë kulturore botërore, ku kanë marrë pjesë mbi 3.500 vullnetarë nga mbi 45 shtete të botës.

Realizimi i këtyre aktiviteteve bëhet në pronat e trashëgimisë kulturore botërore si dhe në pronat që janë pjese e listës në mbrojtje të përkohshme të UNESCO-s.

Duke pasur parasysh se Kosova ende nuk është pjese e UNESCO-së, pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kosovës në këto aktivitetet është shenjë që rrugëtimi për anëtarësim është i sigurt dhe shumë afër.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com