​Kosova më shumë burra se sa gra
16:17 | 14 Dhjetor 2018

ASK thotë se të dhënat statistikore që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2016-2017“ janë afatgjate dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.Sipas ASK-së, për përgatitjen e këtij publikimi janë përdorur të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, që ofrojnë informacion të plotë statistikor për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore.

Publikimi “Gratë dhe Burrat në Kosovë” publikohet çdo dy vjet dhe përmban këta kapituj: Popullsia, Shëndetësia dhe Mirëqenia, Arsimi, Mbrojtja Sociale, Jurisprudenca, Tregu i Punës, Të ardhurat dhe Vendimmarrja.“Informacionet statistikore, që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë 2016-2017“ paraqesin disa fakte të rëndësishme për disa indikatorë: Koeficienti i maskulinitetit ishte 111.2 meshkuj për 100 femra (më i lartë se raporti i përgjithshëm i raportit gjinor të popullsisë); Mosha mesatare e të martuarve për vitin 2017 ishte 28 vjeçare për gra dhe 32 vjeçare për burra; Të dhënat e fertilitetit kanë rënë, krahasuar me vitet e mëparshme nga 3 fëmijë për një grua në 2003, në 2 fëmijë për një grua në vitin 2017; Shkalla e punësimit te gratë ishte 12.7%, ndërsa te burrat 46.6%; dhe Shkalla e papunësisë për gratë ishte 36.6%, ndërsa 28.7% për burrat”, thuhet në komunikatën e ASK-së. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella