Kosova e Kroacia pajtohen të bashkëpunojnë më shumë në drejtësi
17:05 | 17 Tetor 2018

Ky është konkludimi që doli pas takimit që pati kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, në takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviç.

“Kryesuesi Isufaj ka falënderuar Ambasadoren Kapitanoviç për mbështetjen e vazhdueshme që shteti kroat i ka dhënë sistemit prokurorial kosovar, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok ndërshtetëror. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan që një sistem prokurorial efikas dhe efektiv është faktor kyç në fuqizimin e shtetit ligjor dhe është në shërbim të plotë të qytetarëve, andaj angazhimi për këtë qëllim është synim i përbashkët”, thuhet në njoftim.

Alesia Bami