Kosova do rishikimin e licencës së doktoreshës Zeqiri, ajo punon në Bujanoc

0

Doktoreshës Gjina Zeqiri mund t’i kushtojë braktisja e qytetarëve, të cilëve ua shkëputi shpresën për t’u bërë me trashëgimtarë, raporton KTV.

gjinaaa-700x394 (1)Inspektorati shëndetësor, pas inspektimeve që ka bërë, ka rekomanduar bordin për licencim të profesionistëve shëndetësorë që të shqyrtojë licencën e saj, pasi janë vërtetuar se ajo ka bërë shkelje të shumta, derisa spitalit që ajo drejtoi i është pezulluar licenca.

Baraku ka përmendur të gjeturat e raportit, i cili tashmë ka nxjerrë konkluzione dhe iu është rekomanduar këtyre bordeve në Ministrinë e Shëndetësisë.

Por, Zeqiri, që i mohon të gjitha këto, tashmë veprimtarinë e saj të njëjtë po e ushtron në Bujanoc, për çka ajo është e gatshme të bashkëbisedojë me pacientët, për t’i informuar gjerësisht me punën që po e bën atje.

Por, kur është kontaktuar nga KTV-ja për të dytën herë, për të marrë një qëndrim lidhur me ato që kanë ndodhur, ajo nuk ka qenë e gatshme të përgjigjet, e për më tepër, ka akuzuar mediat se nuk janë korrekte ndaj saj.

Zeqirit i ishte mbyllur veprimtaria e njëjtë edhe në vitin 2008 për të njëjtat arsye, përcjell koha.net. Edhe në atë kohë ajo kishte ikur në Serbi, por më vonë e hapi spitalin sërish, i cili përfundimisht u mbyll në nëntor të vitit të kaluar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com