Kosova dhe Maqedonia hapin sot Qendrën e përbashkët për bashkëpunim të policive kufitare

0

Maqedonia dhe Kosova sot në vendkalimin kufitar Bllacë do të lëshojnë në përdorim Qendrën e përbashkët të kontaktit midis policive kufitare të të dyja vendeve.

1_810359392

Në këtë ceremoni që do të zhvillohet në këtë vendkalim do të marrin pjesë, ministrja e brendshme maqedonase Gordana Jankullovska dhe ministri i brendshëm i Kosovës, Skender Hiseni. I pranishëm në këtë aktivitet është edhe ambasadori i OSBE-së në Shkup, Ralf Breth. Kjo Qendër e financuar nga bashkësia evropiane synon rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar midis dy vendeve dhe komunikimin intensiv për parandalimin e krimit të organizuar dhe trafikimit, por edhe për rritjen e sigurisë kufitare.(INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com