Konvokohet seanca e parë e Kuvendit Komunal të Bujanocit për vitin 2017

0

Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu ka konvokuar seancën e parë të Kuvendit Komunal me datë 22.03.2017 (e mërkurë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00. Për këtë seancë propozohet ky rend i ditës:

Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së shtatë të KK të Bujanocit të mbajtur më 22.12.2016 dhe nga procesverbali i seancës së tetë të KK të Bujanocit të mbajtur më 27.12.2016.

1. Raporti i punës së Këshillit komunal të Komunës së Bujanocit për periudhën prej 01.01.-31.12.2016.

2. Raporti i punës së Avokatisë publike të Komunës së Bujanocit për periudhën prej 01.01.-31.12.2016

3. Raporti i Zyrës për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Bujanocit për periudhën prej 01.01.-31.12.2016

4. Propozim vendimi për transportin taksi të udhëtarëve në teritorin e Komunës së Bujanocit

5. Propozim Programi i shfrytëzimit të mjeteve të destinuara të fondit buxhetor për mbrojtjen e mjedisit jetësor në teritorin e Komunës së Bujanocit për vitin 2017

6. Propozim vendimi për rregullimin e komunikacionit në teritorin e Komunës së Bujanocit

7. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në vendimin e organit të përkohshëm të NP Komunalia Bujanoc nr.128 të datës 09.01.2017

8. Pyetje të këshilltarëve

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com