Konvokohet seanca e gjashtë e Kuvendit komunal më datë 07.12.2016

0

kryetar i kuvendit

Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu ka konvokuar seancën e gjashtë të Kuvendit komunal të Bujanocit më 07.12.2016 ( e mërkurë ). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

Për këtë seancë propozohet ky rend i ditës:

Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së pestë të Kuvendit të komunës së Bujanocit të mbajtur më 12.10.2016.

1. Prpozim Statuti mbi ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës Bujanocit.
2. Propozim Vendim mbi Administratën komunale të komunës Bujanocit.
3. Propozim Vendim mbi përcaktimin e numrit maksimal të punësuarve me kohë të pacaktuar në sistemin e vetëqeverisjes lokale në komunën e Bujanocit.
4. Propozim Vendim mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi harmonizimin e Vendimit mbi themelimin e NP “Komunalia” Bujanoc.
5. Programi i posaçëm i afarizmit të NP “Komunalia” për ndihmën financiare nga buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2016.
6. Reakuzunu u buxhetit të hyrat dhe shpenzimet për perudhën 01.01.2016 deri më 30.09.2016.
7. Nisma e NP “Drejtoria për tokë ndërtimore, rrugë dhe punë banesore” komunës Bujanocit për dhënjen e pëlqimit paraprak në ndërrimin statusorë për bashkëngjitje me NP “Komunalia” Bujanoc.
8. Nisma e NP “Komunalia” Bujanoc për dhënjen e pëlqimit paraprak në ndërrimin statutarë për bashkëngjitje me NP “Drejtoria për tokë ndërtimore, urbanizëm, rrugë dhe punë banesore” komunës Bujanocit.
9. Raporti mbi punën e Entit parashkollorë “Gëzimi ynë” Bujanoc për vitin 2015/2016.
10. Plani vjetorë i punës së Entit parashkollorë “Gëzimi ynë” Bujanoc për vitin 2016/2017.
11. Propozim Aktvendim mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e antarëve të Këshillit të shkollës në SHF “Desanka MAksimoviq” Bilaç.
12. Propozim Aktvendim mbi shkarkimin e antarëve të Këshillit të shkollës në SHF “Branko Radiçeviq” Bujanoc, për shkak të skadimit të mandatit.
13. Propozim Aktvendim mbi emërimin e antarëve të Këshillit të shkollës në SHF “Branko Radiçeviq” Bujanoc.
14. Përgjigjet në putjet e këshilltarëve.
15. Pytjet të këshilltarëve.

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kryetari i komunës së Bujanocit, z.Jonuz Musliu/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com