Kontrata me vlerë mbi 17 milion dinarë për infrastrukturën e komunës së Bujanocit (Dokument)

0

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për ndërtim Agim Haliti, ka nënshkruar sot 8 kontrata me kompani të ndryshme lidhur me realizimin e projekteve me vlerë mbi 17 milion dinarë.

hqdefault

Kontratat kryesisht janë për ekzekutim të punimeve në sferën e infrastrukturës nëpër territorin e komunës së Bujanocit, 6 nga të cilat janë nënshkruar me kompanin “Saba Bellça” që kanë të bëjnë me asfaltimin të rrugës në fshatin Konçul, vlera e këtij projekti me tvsh-në është 3.495.744 dinë, ndërsa afati i paraparë për kryerjen e punimeve është 30 ditë, projekti tjetër ka të bëjë me asfaltimin e rrugës në fshatin Letovic ku vlera është 3.490.830 dinarë, afati i paraparë për kryerjen e punimeve është gjithashtu 30 ditë, gjithashtu edhe asfaltimin e dy rrugëve të fshatit Samolicë vlera e të clave është 3.791.000 dinarë ndërsa afati për kryerjen e punimeve është 25 ditë, si dhe një rrug në fshatin Kërshevic vlera e së cilës është 2.498.202 dinare, dhe rruga tjetër ka të bëjë me fshatin Karadnik vlera e të cilit është 1.799.343.60 dinarë kurse afati i paraprë është 20 ditë. Sa i përket kontraktimit me kompanit tjera si “Hidromen” për largimin e mbeturinave të urës së vjetër në fshatin Koncul, projekt ky që kap vlerën 494.400.00 dinarë dhe me ndërmarrjen private “Dekor” për shtruarjen me pllaka në hapsirën mes shtëpisë së kulturës dhe shkollës “Sveti Sava” projekt ky me vlerë prej 1.489.083.36 dinarë ndërsa afati i parapri për kryerjen e punimeve është 28 ditë, shmat e cekura të projekteve janë llogaritur me tvsh-në. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Ndërtim, Agim Haliti, duke vlerësuar bashkëpunimin me të tria kompanitë ka cekur vlerat e këtyre projekteve dhe që do të kryhen në afat të caktuar. Gjithashtu edhe kontraktuesit e kompanive të cekura u zotuan se do të jenë korrekt në kryerjen e këtyre punimeve dhe do të i përmbahen afatit të paraparë. Këto projekte nëpërmjet direkcionit financohen nga buxheti i komunës së Bujanocit, ndërsa punimet do të fillojnë ditëve në vijim, sapo të procedohen nënshkrimet e kontratave të sotshme./BujanociNet/

foto raporti 001

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com