Kontrabanda në veri: Dëshmi se si shitësit e dyqaneve i marrin paratë për policinë
10:44 | 12 Janar 2019

Në emision mund të shihen pamjet që ka realizuar ekipi i DNK-së për gjashtë muaj rresht sa është hulumtuar rasti.

Për të kaluar një furgon i mbushur me mallra të kontrabanduara, nëpër rrugët dytësore të veriut të Kosovës duhet të bëhet një pagesë në disa vende apo dyqane në Leposaviq e Leshak.

Në pamjet e filmuara mund të shihet se si grumbullohen paratë e dorëzuara nga persona të cilët synojnë të kalojnë rrugët dytësore pa policë, me kamionë e furgona të mbushura me mall të kontrabanduar.

“U desh të kthehem dhe të lë edhe 10 euro dhe të blej diçka për të pirë. Më thanë që për dy herë duhet të paguaj 30 euro jo 20. Më duhet të lë ca para për Policinë kufitare për A…”, i drejtohet gazetari shitëses së dyqanit ku mblidheshin paratë.

Në një lokal tjetër, ekipi i DNK-së i tregon shitësve se janë aty  për të lënë para për të kaluar kufirin e për të mos pasur ndonjë pengesë.

“A për policinë e ke fjalën? Nuk qenkemi kuptuar mes vete”, thotë shitësja e dyqanit.

Ekipi tenton të marrë një emër se kush është shef i ndërrimit po atë ditë, por përgjigja e shitësit ishte e shkurtër.

“Mos u brengos veç shkelja”, thotë shitësi.

Kejvina Kthella